LLOGARIA
Fshi llogarinë. Kur të duash, pa pyetje.
Vlen për çdo llogari MekAuto: shofer, servis ose punonjës.
Nga aplikacioni (2 minuta)
- Hap MekAuto dhe hyr me emailin tënd.
- Shko te Profili (ikona e profilit poshtë djathtas ose në menynë anash).
- Prek "Fshi llogarinë" në fund të faqes.
- Konfirmo me "Fshi përgjithmonë". Llogaria fshihet menjëherë dhe dilesh nga aplikacioni.
Me kërkesë me email
Nëse nuk hyn dot në aplikacion, dërgo një email nga adresa e llogarisë në info@mekauto.app me titullin "Fshirja e llogarisë". Mund të të kërkojmë një verifikim të shkurtër (kodin që ta dërgojmë në të njëjtin email). E fshijmë brenda 7 ditësh dhe të konfirmojmë me email.
Çfarë fshihet
- Llogaria, emaili, emri, telefoni dhe tokenët e njoftimeve.
- Shoferët: makinat, kilometrazhi, rezervimet e hapura, kërkesat për ndihmë, fotot e ngarkuara dhe historiku personal i mirëmbajtjes.
- Serviset: profili i biznesit, shërbimet, ekipi, ftesat dhe abonimi (anulohet automatikisht në Stripe, pa pagesa të tjera).
- Punonjësit: profili dhe lejet; punët e hapura kthehen te pronari i servisit.
Çfarë mbetet
- Punët e kryera mbeten në regjistrin e servisit si dokument i punës, pa emrin, emailin apo telefonin tënd.
- Faturat e abonimit (vetëm serviset) ruhen deri 10 vjet për detyrime kontabël.
- Kopjet rezervë teknike fshihen vetë brenda 30 ditësh.
Vetëm një pjesë?
Nuk ke nevojë ta fshish llogarinë për të hequr një makinë, për të fikur njoftimet ose për të tërhequr lejen e vendndodhjes: këto bëhen nga aplikacioni dhe nga cilësimet e telefonit. Për kërkesa të tjera për të dhënat shiko Politikën e privatësisë.
Nuk hyn dot në llogari?
info@mekauto.appPërditësuar më 21 tetor 2026.